Autoshkolla Mili
Zbritje të ndryshme në shërbime
Autoshkolla Mili është një autoshkollë profesionale që ofron mësime teorike dhe orë praktike të vozitjes për shoferët e rinj. Kandidatët përfitojnë përgatitje të strukturuar për provimin, literaturë mësimore, teste online dhe trajnim praktik me instruktorë të kualifikuar për të marrë patentë-shoferin me sukses. Zbritja përfshinë: - 15% zbritje në çmimin e regjistrimit (bazuar në çmimin aktual) - Aplikacion për 1–2 muaj (literaturë, video ligjërata dhe testime online) - Konsultime të vazhdueshme çdo ditë me ligjëruesit dhe instruktorët - Përgatitje për testin teorik (testime, konsulta dhe përvetësim i testit) - 5% zbritje në orët praktike plotësuese/shtesë Zbritja nuk përfshin: - Pagesat administrative në institucionet tjera dhe taksat e provimeve. Sqarim: Në rast të ndonjë oferte të përkohshme, anëtarët e Kartës Rinore Evropiane mund ta shfrytëzojnë atë ofertë, pavarësisht nëse zbritja është më e lartë apo më e ulët. Anëtarët duhet të tregojnë kartën e tyre në zyrat e Autoshkollës Mili përmes aplikacionit myEYC. Zbritja është e vlefshme përderisa Autoshkolla Mili është partner me Kartën Rinore Evropiane. Autoshkolla Mili gjithashtu ju mban të informuar për oferta të tjera speciale për festa apo përvjetorë të autoshkollës.
Locations
Rruga UÇK , nr.177
50000 Gjakove
Kosovo




